Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kubica, gjithnjë e më afër kthimit në Formula 1

Rikthimi i Robert Kubicas në Formula 1, pas lëndimeve që ia ndryshuan jetën, është një hap para për të, ndërsa ai do të drejtojë bolidin e Renaultit në provat në Hungari, më 2 gusht.

Polaku 32-vjeçar nuk ka garuar në Formula 1 që kur një aksident i tmerrshëm gjatë një gare në rally në vitin 2011 e la atë me dorë të djathtë pjesërisht të lëvizshme, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prova, që do të jetë e treta për Kubican me Renaultin, është përshkruar nga skuderia si “një fazë e re për të analizuar aftësitë e tij”.

Kjo do të rrisë spekulimet për një rikthim sensacional të pilotit polak. Kubica kishte pasur dy testime me Renaultin në vitin 2012 dhe ka thënë se ky limitim fizik nuk ndikon në aftësitë e tij për të drejtuar bolidin.

“Pas kësaj prove ne me kujdes do të analizojmë informatat e marra për të përcaktuar në çfarë gjendjeje do të jetë e mundur për Robertin të kthehet në garat në vitet në vijim”, ka thënë drejtori menaxhues i Renaultit, Cyril Abiteboul.

Testi në të cilin do të marrë pjesë Kubica është prova dyditore e F1 të martën e të mërkurën pas garës së Shpërblimit të Madh të Hungarisë këtë fundjavë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.