Në ekranet e KTV-së sonte do të vijë një intervistë me legjendën e futbollit anglez, Chris Waddle.
I njohur edhe me nofkën “Magic Chris” ish-mesfushori sulmues gjatë karrierës së tij, 1978-98, ka veshur fanellën e Newcastle Unitedit, Tottenhamit, Olympique de Marseille dhe Sheffield Wednesdayt.
Transferimi i tij nga Tottenhami në Marseille në vitin 1989 për 4.5 milionë funta, në atë kohë ishte bërë transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori.
Në fanellën e klubit francez ai ka fituar tre herë Ligue 1, derisa ka luajtur edhe në finale të European Cup.
Në intervistë për KTV-në ai flet për karrierën e tij, futbollin, e kombëtaren e Kosovës.
Aktualisht ai është komentator në BBC, dhe do të komentojë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
