Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kthimin në Brazil, Silvas ia pengojnë fëmijët

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka pranuar se do të donte shumë të kthehej në Brazil për ta vazhduar karrierën te ish-klubi Fluminese.

Por thotë se fëmijët e tij janë një pengesë për ta bërë një lëvizje të tillë.

“Të gjithë e dinë se sa shumë do të doja të kthehesha në Fluminese, por është e vështirë të flasësh me familjen time për këtë, sepse fëmijët e mi nuk duan të jetojnë në Brazil. Është një situatë shumë e komplikuar, por kemi edhe një vit për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”, ka thënë mbrojtësi brazilian për “O Globo”.

38-vjeçari nga Brazili u largua herët. Por, u kthye në vitin 2007 te Fluminese.

Nga Fluminese në vitin 2009 ishte transferuar te Milani, ndërsa ka luajtur edhe për PSG-në. Prej viti 2020 është pjesë e Chelseat.