Skuadra e basketbollit Lipjani në pjesën e dytë të stinorit në Superligë, nuk do të ketë nevojë të shëtitet nëpër qytete të tjera për të organizuar ndeshjet si vendase.
Palestra e ngritur shumë vite më parë falë një donacioni nga SHBA-ja dhe që është emërtuar "Better Life", më në fund është pranuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për të organizuar ndeshje pas disa intervenimeve të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë intervenuar në ndriçim, bankinat janë zhvendosur në anën tjetër të fushës, është rrënuar njëra tribunë për të krijuar hapësirë si dhe janë vendosur kosha të rinj bashkë me semaforët sipër tabelës.
Këto ishin kushtet që kishte vënë Federata për ta bërë pranimin teknik. Dhe pas kthimit në qytet, klubi Lipjani është shtyrë të riorganizohet me disa përforcime... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)