Kanë kaluar gati dhjetë vjet prej se Paolo Maldini pati paraqitjen e fundit te Milani si lojtar, por pritja e gjatë që legjenda të kthehet në shtëpi përfundimisht mori fund ditë më parë, kur u zyrtarizua si drejtor i zhvillimit dhe strategjisë.
Duke regjistruar mbi 900 paraqitje për Milanin gjatë karrierës që zgjati për dy dekada e gjysmë, ku fitoi shtatë tituj kampioni në Serie A dhe pesë të Ligës së Kampionëve, Maldini tashmë e ka siguruar vendin e tij si legjendë në "San Siro", përcjell Koha Ditore shkrimin e ESPN.
Mbi të gjitha, ai mbetet një idhull i vërtetë për tifozët e Milanit, jo vetëm për besnikërinë e tij dhe shiritin e kapitenit që e mbajti, por për cilësinë që kishte, duke u dëshmuar si njëri ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë. Maldini, për çudi, gëzon respektin edhe nga tifozët rivalë.
"Milani ka qenë gjithmonë një çështje zemra dhe pasion i madh për mua. Historia ime, historia e babait tim dhe e fëmijëve janë dëshmia më e mirë për këtë. Askush nuk mund të ma mohoj lidhjen time me ngjyrat e klubit. Kjo lidhje më obligon që të jem edhe më i kujdesshëm, i saktë dhe profesional në detyrën e re", ka thënë Maldini 50-vjeçar....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)