Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kthimi i Kosovës në arenën ku nuk pësoi asnjëherë

Më 7 shtator bëhen katër vjet prejse përfaqësuesja e Kosovës në futboll e zhvilloi ndeshjen e saj të parë zyrtare në Prishtinë.

Kosova në fillim të vitit 2014 mori lejen e FIFA-s për miqësore dhe ndeshjet e luajtura më pas llogariten si zyrtare, ndonëse ndeshje miqësore ka pasur edhe para 2014-s, shkruan sot Koha Ditore.

Pas lejes së FIFA-s përfaqësuesja luajti në Mitrovicë me Haitin (0:0) dhe Turqinë (1:6), ndërsa me Senegalin u përball në Gjenevë (1:3).

Vetëm më pas përfaqësuesja zbarkoi në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin e qytetit, që tani njihet si stadiumi "Fadil Vokrri".

Më 7 shtator të vitit 2014, Kosova në Prishtinë luajti ndaj përfaqësueses së Omanit dhe fitoi me rezultatin 1:0. Ishte fitorja e parë në miqësoret zyrtare, ndërsa atë e siguroi mesfushori Imran Bunjaku. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).