Sulmuesi Sebastian Haller po kthehet fuqishëm pas telasheve shëndetësore që i kishte. Haller të premten shënoi “hat-trick” në miqësoren që Borussia Dortmundi po e luan ndaj Baselit.
Skuadra gjermane po udhëheq 6:0, ndërsa për 4:0 shënoi Haller nga pika e bardhë në minutën e 81-të. Ai realizoi më pas në minutën e 86-të dhe të 88-të.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë iu bashkua Dortmundit verën e kaluar nga Ajaxi. Pasi nisi stërvitjet me Dortmundin u kuptua se ka tumor dhe iu nënshtrua dy operimeve. Nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare me Dortmundin.