Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu: Zlatani e kreu punën më të madhe

Hekuran Kryeziu ka thënë se ka qenë ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur përballë një Suedie me kualitet, dhe shumë të fuqishme fizikisht.

Ai ka thënë se Suedia e fitoi ndeshjen me topa të gjatë, që ai me bashkëlojtarët e vet e kishin të pamundur t’i bënin ballë.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë siç e kemi pritur. Unë kombinohem mirë me Besar Halimin, është lojtar fantastik. Por, nuk e ka forcën fizike dhe për këtë e kemi ditur. Ka qenë vështirë sepse Suedia luajti me topa të gjatë. Ka luajtur me Zlatanin, e kemi pritur. Edhe Zlatani është i gjatë dhe ka kualitet. Kemi provuar t’i ndalim ato topa. Me rëndësi tani është që të kthehemi sa më shpejtë. Në pjesën e parë patëm disa raste, i dhamë mundësi Suedisë dhe na dënoi. Kartoni i verdhë që e mora në fillim të ndeshjes më penalizoi, pasi duhej të kisha shumë kujdes”, tha Kryeziu.