Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu “rrit” Kosovën edhe për dy metra

Sulmuesi Atdhe Nuhiu tashmë ka humbur primatin e lojtarit më të gjatë te përfaqësuesja e Kosovës me 196 centimetrat e tij.

Pas portierit shtatlartë (198 cm) Arjanet Muriq, që para pak javësh vendosi të luajë për Kosovën, ekipit përfaqësues do t'i bashkohet një tjetër lojtar shtatlartë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Zuerichut, Mirlind Kryeziu, që është i gjatë 197 cm. Ai ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën dhe të lërë Zvicrën.

Kryeziu është në pritje të marrë pasaportën e Kosovës e më pas të debutojë, shkruan sot Koha Ditore. Vetë futbollisti të enjten për gazetën ka konfirmuar se është në pritje të pajisjes me pasaportë të Kosovës, derisa menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala, ka konfirmuar se Kryeziu ka pranuar të luajë për Kosovën.

Kosovës pritet t'i bashkohet në muajin nëntor, ku Kosova do t'i luajë dy ndeshjet e fundit të këtij viti në kuadër të Ligës së Kombeve....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm