Një nga futbollistët më të mirë të klubit zviceran Luzern, Hekuran Kryeziu, pranon se mund të largohet nga ky klub.
Mesfushori i talentuar i Kosovës në një deklaratë për “luzernerzeitung”, ka thënë se ka kontratë që skadon në vitin 2018, por sa do të qëndrojë në këtë klub as ai vet nuk e di.
“Nuk jam tip i futbollistit që mendoj shumë larg. Ka një shprehje që më përshtatet: ‘Bëj planet dhe fati të buzëqesh’. Gjëja më e rëndësishme në futboll është shëndeti. Dua të mbes i shëndetshëm dhe të kem rol të rëndësishëm në klub. Kam kontratë me FCL deri në vitin 2018 dhe do të shohim nëse do të përmbushet apo jo”, ka thënë ai.