Mbrojtësi shtatëlartë, Mirlind Kryeziu është i lumtur që do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
Mbrojtësi qendror i Zuerichut të Zvicrës mezi pret t'i bashkohet Kosovës. Kosova në nëntor do t'i luajë dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e parë do ta luaj më 17 nëntor në udhëtim kundër Maltës, kurse më 20 nëntor ndaj Azerbajxhanit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
"Krenohem që do ta përfaqësojë vendin tim Kosovën. Mezi pres të jem edhe unë pjesë e ekipit të Kosovës dhe ta përjetojë nga afër atmosferën", ka thënë Kryeziu për "Kohën Ditore".
Më herët ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës. Por, pas ftesës që mori nga seleksionuesi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes.
Kryeziu 21-vjeçar me Zuerichun ka kontribuar me një asistim në shtatë ndeshje të këtij edicioni në Superligën e Zvicrës.