Para një viti, kur te KF Feronikeli u bënë ndryshime në kryesi, pati skepticizëm. Ekipi që kishte fituar dy tituj kampioni dhe dy Kupa të Kosovës mbeti pa kryesinë e vjetër, dhe nuk dihej se kush do ta merrte përgjegjësinë për të qenë kryetar i ekipit.
Por kryetari u zgjodh shpejt - Naser Ramaj. Dhe ai sot nuk është kryetar vetëm i klubit të futbollit të meshkujve, por edhe i klubit të femrave në futboll, të meshkujve në basketboll dhe të femrave në volejboll. Ty të parat u themeluan gjatë mandatit të tij.
Gjithsesi, fjalën kryesore për shkak edhe të peshës që ka si sport është KF Feronikeli te meshkujt.
Ramaj pranoi postin, e më këtë premtoi ta kthejë Feronikelin në një model ku problemet, sidomos ato financiare, nuk do të kishin vend. Po bëhet një vit prej se Ramaj është në krye të Feronikelit dhe ai e quan ekipin nga Drenasi model për futbollin kosovar, shkruan sot Koha Ditore.
Ekipi drejtohet nga Zekirija Ramadani, kurse në përbërje ka disa prej lojtarëve më të mirë. Ramaj thotë se lojtarëve dhe stafit nuk iu mungon asgjë, e as këta të fundit nuk janë parë e dëgjuar duke u ankuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)