Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryetari i Feronikelit propozon ndarjen e Superligës nga FFK-ja

Ankesat e klubeve në referimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj, ka treguar një ide se si mendon ai që mund të iket nga “trukimet”. Ai është shprehur se shumë gjyqtarë të Superligës e njerëz brenda FFK-së, janë të shitur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka propozuar ndarjen e Superligës së Kosovës në futboll nga Federata e Futbollit.

“Të ndahet Superliga nga Federata e Futbollit të Kosovës, ta mbajmë vet skuadrat e Superligës ta udhëheqin këtë ligë. Do të formohet edhe shoqata e Superligës”, ka thënë për KP kryetari i klubit kampion.

Pas 11 xhirove të zhvilluara, Feronikeli ka 19 pikë dhe është i pesti në tabelë, me pesë pikë prapa liderit, Gjilani.