Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu është i zhgënjyer për incidentin në palestrën e sporteve në Prishtinë
Ai ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të afërt të ketë mundësi që edhe në ndeshjet e Superligës të jenë të pranishme dy tifozëritë e skuadrave kundërshtare. Me të përfunduar pjesa e parë ka ardhur te një incident i rëndë. Në parket janë hedhur mjete të shumta plasëse e po ashtu karrige të shumta.
“Keq që ndodhi, pasi sivjet menduam ta bëjmë një test si po shkon me kthimin e tifozëve në dy anët. Është e vështirë të menaxhohet kështu situata. Ishte vendimi në koordinim me ne dhe policinë të zbrazet palestra. I dënojmë veprimet, kemi marrë gjitha veprimet. Por, po veprojmë që të shohim dy tifozëritë në palestër. Kjo nuk i shërben askujt, nuk i shërben asnjërit prej klubeve. Është për çdo dënim dhe do t’i ndërmarrim të gjitha hapat. Jam i zhgënjyer, i prekur me këtë që po ndodhë. Kam një shpresë të mos ndodhin situata të tilla. Do të shohim dhe nëse ka mundësi që ndeshja të vazhdoj do të vazhdoj. U kërkoj falje të gjithëve për këtë pamje”, ka thënë Fetahu.
-
Dhuna “dënohet” si zakonisht – me deklarata
-
FBK-ja paralajmëron masa të rrepta në edicionin e ri, mund të mos lejohen tifozët fare në palestra
-
Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja
-
Reagon FBK-ja, dënon sjelljet e shikuesve në Pejë e Mitrovicë
-
FBK-ja dënon sulmin e zyrtarit të Vëllaznimit ndaj arbitrit