Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryetari i Ballkanit në zhveshtoren e gjyqtarëve, mund të dënohet

Arsim Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi

Komisioni Disiplinor i Superligës së Kosovës në futboll ka hapur procedurë disiplinore ndaj kryetarit të klubit Ballkani, Arsim Kabashi.

Sipas vendimit të publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së, Kabashi pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Drita – Ballkani ka hyrë në zhveshtoren e gjyqtaqrëve dhe ka kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një aksioni të Ballkanit.

Sipas Disiplinorit ai ka kërcënuar gjyqtarëve duke u thënë: “Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.

Komisioni Disiplinor e ka cilësuar kërcënim veprimin e Kabashit, ndërsa arbitrat kanë kërkuar prej policisë largimin e Kabashit nga zhveshtorja.

Në procedurë disiplinore është edhe delegati Agim Hasani që ka lejuar hyrjen e Kabashit në zhveshtoren e gjyqtarëve, ndonëse kryetari i Ballkanit nuk ishte i evidentuar në protokolin e ndeshjes.

Në procedurë janë edhe Drita, trajneri i saj Zekirija Ramadani si dhe Prishtina.