Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos do të largohet nga Reali

Foto: Reuters

Mesfushori gjerman Toni Kroos do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, përcjelle të premten gazeta spanjolle “AS”.

Mësohet se mesfushori 29-vjeçar, tashmë ka shprehur dëshirë të vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi është pjesë e Realit prej vitit 2014, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka njoftuar klubin për këtë dhe ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha ofertat që vijnë për të.

Kroos prej verës së vitit 2014 është pjesë e Real Madridit, me të cilin ka fituar një titull kampioni në La Liga dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve.

Kroos ka 228 paraqitje për Realin në të gjitha garat dhe ka shënuar 13 gola. Ai para Realit, karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni e Bayer Leverkuseni.