Kryetari i Komunës së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq, ka thënë se futbollistët kroatë do të priten në sheshin “Ban Jellaçiq” të hënën pasdite.
Detajet janë ende duke u negociuar, por u është premtuar pritje më e madhe se para katër vjetësh kur fituan medaljen e argjendtë në Kupën e Botës në Rusi.
“Do të sigurojmë sërish një autobus për të defiluar në shesh. Ishte spektakël para katër vjetësh, por tani do të jetë edhe më i madh”, ka thënë Tomasheviq, raporton “24sata.hr”.
Kroacia u eliminua të martën mbrëma nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Të shtunën do të luajë për vendin e tretë.
Artikuj të ngjashëm