Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroacia shënon fitore të thellë ndaj Britanisë së Madhe

Kroacia e drejtuar nga ish-selektori i Kosovës dhe trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviq, ka shënuar fitoren e parë në “Eurobasketin” e këtij viti.

Kroatët të shtunën mposhtën Britaninë e Madhe me rezultatin 86:65 në ndeshjen e zhvilluar në “Mediolanum Forum” të Milanos në Itali. Kjo ndeshje i takoi Grupit C.

Kroatët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke krijuar epërsi edhe më të thellë në çerekun e tretë.

Shkëputjen e madhe e bënë pasi periudhën e tretë e fituan me rezultatin 35:9.

Tre basketbollistë të Kroacisë, që janë pjesë e ligës NBA, shënuan nga 15 pikë Ylli i Utah Jazz, Bojan Bogdanoviq, Dario Sariq i Phoenix Suns dhe Ivica Zubac.