Kroacia nuk ka mundur ta fitojë ndeshjen miqësore kundër Armenisë të martën në shtëpi. Kroatët barazuan 1:1 ndaj armenëve, ndërsa ishin duke avancuar nga minuta e 24-t me golin e shënuar nga Ivan Perishiq.
Perishiq u asistua nga Luka Modriq. Por, Armenia barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 72-të. Kroacia i ka fituar dy prej tri ndeshjeve të para kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”. Humbi nga Sllovenia, ndërsa e fitoi Qipron dhe Maltën.
Artikuj të ngjashëm