Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kritikohen rezultatet e Llapit

Skuadra e Llapit i ka humbur dy ndeshjet e para të edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll. Me paraqitjet dhe rezultatet ka marrë kritika nga trajnerët e futbollit Faruk Statovci, Erdin Hashani dhe Sami Sermaxhaj.

“Është e pafalshme për një ekip që synon Evropën të pësoj gol naiv. Llapi mund të këndellet sepse ka marrë lojtar cilësor. U duhet kohë të komponohen 15 futbollistë”, ka thënë Statovci, derisa Hashani ka theksuar se nëse Llapi kalon me këtë formë edhe dy xhirot e ardhshme, do ta ketë vështirë të luftoj për titull. “Nëse fillon deri ne xhiron e 4-5 ka qenë e vështirë. Nëse nuk e mposhtë një Trepça '89 cka mund të bësh me Ballkanin, Gjilanin e të tjerave që do t’i ketë. Do t’i kushtojnë në fund humbjet nga këto skuadra”, ka thënë Hashani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më i ashpër në kritikë ka qenë trajneri Sami Sermaxhaj. “Llapi është totalisht e paorganizuar. Shumë trajner mendojnë se përgatitja koncicionale është më e rëndësishme, jo që nuk është, por forma është loja. Nëse mendon një trajner që lojën t’ua udhëheq trajneri kondicional, është e gabuar”, ka thënë Sermaxhaj në emisionin “Sporti Total” të KTV-së.