Trajneri më i mirë në botë për xhudo, Driton Kuka ka numëruar shumë faktor pse gjeneratat e reja në sporte të ndryshme po stagnojnë.
Ai thotë se sportistët e rinj po punojnë më shumë për interesa personale e materiale sesa ta përfaqësojnë shtetin me dinjitet në garat ndërkombëtare. Ai është i kënaqur me rezultatet e emrave të rinj në sportin e xhudos.
Kuka ka nxjerrë tre fituese të medaljeve të arta olimpike. Falë punës së tij, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta në olimpiadë, ndërsa medaljet nuk po i mungojnë xhudos as te gjeneratat e reja.
Së fundi plot pesë medalje u siguruan nga sporti i xhudos në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, tri të arta e dy të bronzta.
Një të bronztë fitoi edhe boksieri Shpejtim Bajoku, ndërsa garuesit tjerë ishin larg medaljeve. Kosova u përfaqësua me 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme në Oran të Algjerisë.
“Si trajner kur kam në duart e mia një talent, zakonisht e di rrugën ta ngrit drejt majave Evropiane, Botërore e Olimpike, por... Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë bërë penguesit kryesor të rritjes në nivele kulminante. Një problem i ri që nuk ka ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bëjnë sport për prezantim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale. Kjo po del tash problemi kryesor. Gjenerata tjera, mentalitet tjetër”, ka shkruar Kuka të enjten në rrjetet sociale.
-
Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund
-
Të hënën filluan kualifikimet olimpike në xhudo, Kosova kërkon normat e radhës
-
“Shtëpia” e xhudistëve kampionë do të shndërrohet në muze
-
Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë