Kristian Laight është njëri prej boksierëve më të njohur në Britani të Madhe, dhe këtë nuk e ka arritur me ndonjë titull apo sukses, por për numrin e meçeve që ka zhvilluar në boksin profesionist.
Ai ka afro 300 meçe profesioniste, ndërsa pjesën më të madhe të tyre e ka humbur, shkruan Koha Ditore. Ai njihet si boksier "shtegtar", i cili kryesisht del në ring për të përmirësuar bilancin e boksierëve të tjerë.
Meçet e tij kryesisht janë në katër raunde dhe ndaj boksierëve të rinj, që debutojnë në profesionizëm apo kanë pak meçe.Laight në boksin profesionist ka 12 fitore, 262 humbje e tetë barazime.
Ai ka debutuar në vitin 2003, ndërsa tash është 37-vjeçar...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).