Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri me 279 humbje në 300 meçe është tejet krenar

300 meçe të zhvilluara dhe 279 humbje si boksier profesionist. Ky është Kristian Laight, që ka vetëm 12 fitore dhe boksieri që asnjë kundërshtar nuk e ka mposhtur me nokaut.

Edhe pse është në një seri prej 53 meçeve pa fitore, Laight nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai në çdo meç shkon me nxirje në njërin sy, por Laight është prej boksierëve që "humb për të siguruar të ardhura", shkruan Sky Sports.

Vikendin e shkuar Laight arriti një statistikë të mrekullueshme - meçin e tij të 300-të si profesionist. Por edhe këtë e humbi, përcjell Koha Ditore.

"Unë kurrë nuk kam qenë i suksesshëm dhe pranoj që suksesi më ka munguar në boks gjatë tërë karrierës. Por të arrij 300 meçe është një arritje e madhe. Unë gjithashtu kur nuk jam mposhtur me nokaut dhe as që kam mposhtur dikë me nokaut. Kam qëndruar në këmbë dhe fëmijët e mi do të jenë krenar me mua kur të rriten", thotë Laight. "Sigurisht, që unë jam një dështim në aspektin e boksit, por kur djali im i vogël të bëhet më i vjetër, njerëzit do ta pyesin nëse ai është ushqyer dhe ka pasur rroba në trup. Ai i ka pasur të gjitha kurse unë kam dalë në ring dhe kam dhënë më të mirën nga vetja për të fituar për familjen time".

Ai thotë se personalisht karrierën në boks e sheh si të suksesshme, pasi ka qenë në gjendje që për kaq shumë vite të mbajë punën e tij, gjë që nuk ka mundur ta bëjë në të shkuarën...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)