Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sportit, vendit edhe zyrtarisht i është shtuar edhe një federatë.
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës (FBSK), e cila të hënën zgjodhi organet drejtuese të saj, në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të mbajtur në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht u miratua statuti, i cili siç u tha është bërë në bazë të statuteve të Federatave tjera ndërkombëtare.
Më pas me shumicë votash, një abstenim dhe asnjë kundër, Taulant Devolli i klubit Mustangët e Pejës, u zgjodh kryetar i ri.
Për sekretar, kuvendarët zgjodhën Pal Balën, me një abstenim dhe asnjë votë kundër. Pas disa propozimesh, u vendos që Bordi të formohet në përbërje prej shtatë anëtarësh.
Bejsbolli dhe softbolli është sport olimpik, derisa në fillim synimet e federatës janë anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të bejsbollit dhe softbollit, ndërtimi i fushave për zhvillimin e aktiviteteve, formimi i Përfaqësueses etj.
Momentalisht në Kosovë operojnë pesë klube të bejsbollit, derisa një tjetër është në formim, kurse FBSK synon që brenda dy vitesh këtë numër ta ngrit në 12 sosh.
Formimin dhe zhvillimin e bejsbollit dhe softbollit në Kosovë, po e ndihmon edhe ish-bejsbollisti amerikan, Michael Johnson.
