Kosova i është shtuar edhe një Federatë e re sportive. Bëhet fjalë për Federatën e Padelit të Kosovës, e cila u themelua në Kuvendin zgjedhor të mbajtur dje në Prizren.
Kryetar i Federatës u zgjodh Besim Shulemaja, njëherazi inicues dhe ideator për themelimin e këtij sporti në vendin tonë.
Sekretar u zgjodh Jusuf Kika, ndërsa anëtar të Bordit të Federatës u zgjodhën: Ramadan Salihu, Suad Keçi dhe Sabri Krasniqi.
Federata e Padelit e Kosovës aktualisht numëron pesë klube nga tre regjione të Kosovës, në Prishtinë, në Prizren dhe në Ferizaj ndërsa në pritje për themelim janë dhe tre klube tjera nga Kosova.
‘’Sporti i Padelit është ndër sportet me rritjen më të madhe aktualisht në botë dhe nga viti tjetër me inicimin e Kryetarit të Federatës do të ndërtohen fushat e para të Padelit në Kosovë duke filluar nga qyteti i Prishtinës, për të vazhduar tutje në qytetet tjera të Kosovës’’, thuhet në njoftim.