Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, është shpallur lojtari më i mirë i javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Uka mori më së shumti vota në sondazhin e portalit koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo46.9 për qind të votave ishin për Ukën si më të mirin e xhiros.
26-vjeçari shënoi dy gola për Drenicën kundër Ballkanit. Por, në fund ekipi i tij u mposht 3:2.
Uka ka katër gola të shënuar deri me tani në këtë sezon me Drenicën.
Redaksia e sportit e KOHËS ka përzgjedhur pesë lojtarët që konkurruan për lojtarin më të mirë të javës. Në konkurrencë me Ukën ishin Armend Thaqi i Ballkanit, Florian Smakiqi i Feronikeli, Francisco Olivier i Llapit dhe Gerhard Progni i Gjilanit. Dhe sipas lexuesve të koha.net, më i miri ishte Uka.