Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krelani pret të respektohen më shumë lojtarët e Superligës

Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani ka thënë se futbollistët e Superligës meritojnë të respektohen më shumë nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Ajo ka theksuar se i vjen mirë që është ftuar sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku për dy ndeshjet e para miqësore atë kundër San Marinos dhe Maltës. Daku është edhe golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës. Por, ajo pret t’i dëshmojnë vlerat e tyre edhe futbollistët e Superligës, që do të përfshihen në listën për dy miqësoret tjera, atë kundër Guinesë dhe Gambisë. “Unë kam kontakt me gazetarët anglez dhe ata dëshirojnë të informohen nëpërmjet meje dhe kur ata më pyesin se cili është sulmuesi më i mirë në Superligë unë u them Mirlind Daku. Ata më pyesin se sa ndeshje i ka me përfaqësuesen unë duhet t’u them asnjë.

Daku është ftuar pas shumë zhurmave që kemi bërë. Duhet pak më shumë respekt për Superligën, pasi e bindur jam se po t’i kishin kushtet e njëjta futbollistët e Superligës. E bindur jam se po t’i kishin kushtet e mira klubet e Superligës, e bindur jam se ata që luajnë jashtë nuk do të kishin gjasa të kishin hapësirë brenda përfaqësueses. Armend fytyrën mos na merrni, keni rastin për t’i dëshmuar vlerat. Më vjen mirë që është ftuar Mirlind Daku”, ka thënë Krenali në Sporti Total të KTV-së.