Pas Mirlind Dakut edhe lojtarë tjerë te Ballkanit janë ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës Klubi nga Suhareka ka njoftuar se pesë futbollistë të tyre kanë marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore të qershorit. Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi janë ftuar te Kosova, njofton klubi nga Suhareka në faqen e tyre në Facebook.
“Të dashur tifoz, Ju njoftojmë se top golashënuesi i Superligës Mirlind Daku,si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaqi jan ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit Qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm