Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, është e habitur se si trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e mposhti katër herë Ardian Nuhiun e Dritës, por jo edhe Tahir Batatinën në Kupë.
“Katër herë e keni mposhtur Dritën trajner. Kjo është garë trajner-trajner. Katër herë e keni mposhtur trajnerin më të mirë në Kosovë, pavarësisht që nuk është i preferuari im, por ai me letra është më i miri. Si është e mundur, katër herë e mposhtni Nuhiun, e nuk mundeni ta mposhtni një trajner të vetëshpallur, presidentin, menaxherin, drejtorin, delegatin, trajnerin Batatina”, e ka pyetur Krelani trajnerin Ramadani.
Përgjigjja e tij ishte se suksesi nuk ka recetë.
“Shiko Qeqa, suksesi nuk ka recetë. Ti mund të gatuash një torte, pasi e ke recetën, por prapë mund të gabosh, ose i fut më shumë sheqer, ose më pak. Futbolli me histori dhe të kaluar nuk luhet. Nëse do të shkonim me mendje se e kemi mposhtur Dritën tre herë, do të mund të pësonim”, tha Ramadani në “Sportin Total” të KTV-së.
Debatin e plotë mund të ndiqni në videon e mëposhtme.