Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon golin e parë me Rapidin

Ermal Krasniqi e ka shënuar golin e parë me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në ndeshjen e tij të dytë pas transferimit nga Cluji.

Sulmuesi i krahut debutoi në miqësore kundër Sakaryasporit, ndërsa golit të parë iu gëzua të premten në duelin kundër Westerlos.

Rapidi u mposht 3:2 në miqësore, kurse Krasniqi, që u transferua nga Cluji për një milionë euro, realizoi për mrekulli në minutën e 66-të.

Te Rapidi në këtë ndeshje titullar ishin edhe Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.

Rapidi ndeshjen e parë në elitën rumune në këtë vit do ta zhvillojë më 19 janar kundër Craiovas.

Artikuj të ngjashëm