Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon gol të bukur në derbin e Zuerichut

Zuerichu ka humbur 2:1 derbin e madh lokal ndaj Grasshopperit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës.

Zuerichu kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 20-të kur Bledian Krasniqi shënoi supergol. Por më pas Grasshopperi realizoi dy gola për fitore.

Amir Abrashi e Florian Hoxha startuan te Grasshopperi. Për Zuerichun nga fillimi luajtën Krasniqi e Lindrit Kamberi.

Grasshopperi është i teti me 24 pikë. Zuerichu është i katërti me 32 pikë.