Haxhi Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen, ndërsa e vlerëson si shumë të rëndësishme fitoren e mbrëmshme të tij.
Boksieri shqiptar e mposhti polakun Bartlomiej Grafka me vendim unanim të gjyqtarëve, në meçin që u zhvillua mbrëmë në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo fitore i hap rrugën atij drejt synimit kryesor të tij, titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.
“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mi shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra”, ka shkruar Krasniqi.