Ka filluar meçi i boksit mes shqiptarit Haxhi Krasniqi dhe polakut, Bartlomiej Grafka.
Me këtë meç, Krasniqi nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi është duke u zhvilluar në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë dhe është një ndeshje kualifikuese drejt titullit të Gjermanisë.
Kjo është sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur pësoi humbje nga Arthur Abraham.
Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë, transmeton kp.
Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.