Ish-mesfushori i Kosovës U21, Kreshnik Krasniqi, nuk ka pasur ndeshje të mirë të hënën mbrëma. Krasniqi 22-vjeçar luan për skuadrën Stromsgodset në elitën e Norvegjisë.
Stromgodseti fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Stabaekut. Por kontributi i Krasniqit thuajse nuk ekzistoi. Ai në lojë hyri si zëvendësues, në minutën e 72-të.
Në minutën e 76-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 84-t. Pra në fushë qëndroi rreth 12 minuta.
Krasniqi po luan pak në elitën norvegjeze. Dikur vlerësohej supertalent.