Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi firmos me Schaffhausenin

Mbrojtësi Jetmir Krasniqi do të vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë zvicerane. 24-vjeçari të premten ka firmosur me Schaffhausenin, ka njoftuar sajti zyrtar i klubit.

"Ndonëse vetëm 24-vjeçar, Jetmir Krasniqi do të jetë një mbrojtës me përvojë për Schaffhausenin. Ai po ashtu luan në mesfushë. Kontrata e tij skadon më 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa ka opsionin për vazhdimin e saj", thuhet në njoftimin e klubit zviceran, transmeton Koha Ditore.

Krasniqi llogaritet pjesë e ekipit të zgjeruar të Kosovës. Ai tashmë ka debutuar për Kosovën, në miqësoren ndaj Shqipërisë të luajtur më 23 maj të vitit të kaluar.

Krasniqi më herët ka luajtur për U-20 dhe U-21 të Zvicrës. Krasniqi e njeh shumë mirë futbollin zviceran.

Ai së fundi ishte i huazuar te Voluntari në Rumani, por u aktivizua vetëm në tri takime, edicionin e kaluar.

Edhe Lika e Krasniqi rinovojnë me Schaffhausenin Sport Lika e Krasniqi rinovojnë me Schaffhausenin

Në edicionin 2017\18 kishte luajtur tetë ndeshje në Superligën e Zvicrës për Luganon dhe kishte shënuar një gol. Ky ishte kulmi në karrierën e deritashme të Krasniqit. Vaud, Laussanne, Le Mont e Chiasso janë klubet e tjera të Krasniqit.

Krasniqi e ka synim të kthehet në Superligën zvicerane e po ashtu në përfaqësuesen e Kosovës.