Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi realizon gol për Schaffhausenin

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Krasniqi, ka shënuar golin e parë këtë sezon me skuadrën zvicerane, Schaffhausen.

26-vjeçari realizoi golin e parë, me goditje nga distanca, në fitoren kundër Kriensit me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 23-të të kategorisë së dytë të futbollit zviceran.

Për mbrojtësin Krasniqi ishte goli i parë këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe dy asistime.

Dueli mes klubeve zvicerane mund të quhet edhe si përballje mes shqiptarëve, pasi në të dyja ekipet ishin 12 lojtarë shqiptarë.

Te Schaffhausenin titullar ishte edhe Bujar Lika që fitoi një penallti, pastaj Valon Hamdiu e Uran Bislimi. Kurse në bankë ishin Drilon Kastrati dhe portieri Amir Shaipi.

Te Kriensi, luajtën nga minuta e parë Mirlind Kryeziu, që është i huazuar te kjo skuadër nga Zuerichu, Liridon Berisha, Izer Aliu dhe Liridon Mulaj. Në pjesën e dytë u inkuadruan Mark Marleku, kurse në bankë qëndroi Burim Kukeli.

Kategoria e dytë zvicerane është e mbushur me futbollistë shqiptarë.

Në ndeshjet e së martës ishin të përfshirë plot 31 lojtarë shqiptarë.

Artikuj të ngjashëm