Në emisionin “Express Summer” të KTV-së një prej mysafirëve të ftuar ishte edhe futbollisti kosovar Liridon Krasniqi, i cili tash e katër vjet po bën karrierë në Malajzi.
Ai për disa ditë ishte në Kosovë dhe në intervistë për emisionin foli për ekipin e tij dhe planet për të ardhmen.
Atij deri më tani asnjëherë nuk i ishte bërë ftesa të luante për Kosovën, nëse do t’i bëhej ftesa a do të pranonte Krasniqi? Ndër të tjerash, ai tha se e sheh veten në Real Madrid.
Kujtojmë se Krasniqi vitin e kaluar është shpallur “Futbollisti i Vitit” në Malajzi. Ai mbron ngjyrat e ekipit Kedah dhe ka marrë çmimin “Lojtari më i Popullarizuar” në këtë shtet.