Endrit Krasniqi dhe Shend Kelmendi janë dy nga të larguarit e skuadrës së Prishtinës për edicionin e ardhshëm.
Dy nga futbollistët më të talentuar të prishtinasve kanë mbetur të shokuar nga lajmi se nuk do të veshin më fanellën e klubit nga kryeqyteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Krasniqi që para dy vjetësh la Spanjën për “bardhekaltërit”, për Sportin në KTV, ka treguar se si ka përjetuar ndarjen me klubin.
23-vjeçari ka konfirmuar se marrëdhëniet mes tij dhe klubit kishin qenë të acaruar, por që ishin rregulluar dhe lojtari priste me padurim sezonin e ri
Nga ana tjetër, këtë situatë më rëndë e ka përjetuar sulmuesi i krahut Kelmendi që kishte kaluar të gjitha gjenerata me Prishtinën.
Ish numri 9-të, është ndier edhe i tradhtuar nga trajneri dhe kryesia e klubit, pasi lojtari vite më parë ishte kërkuar nga skuadra e Skenderbeut.
Përveq Krasniqit dhe Kelmendit, nga klubi janë lënë të lirë edhe futbollistët Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti.