Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka shprehur emocionet e saj për medaljen e dytë të artë në Grand Prix. Ka thënë se medalja e saj individuale nuk është më e rëndësishme për të se sa medaljet tjera të ekipit të cilit i përket.
“Natyrisht se jam shumë e lumtur, sepse është medalja ime e dytë e artë në Grand Prix, dhe të dyja këto medalje i kam fituar në Turqi, pra mendoj se Turqia është një vend fati për mua. Jam përgatitur shumë javët e fundit për këtë kampionat dhe kam qenë shumë e lodhur. Por kam ardhur këtu që të marrë pikë që të ngjitem në renditje dhe që të kem një garë para kampionatit evropian”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka folur edhe për frymën ekipore të cilit i prin Driton Kuka, e ku bën pjesë xhudistja numër një në botë Majlinda Kelmendi.
“Natyrisht se është shumë e rëndësishme, sepse ne jemi një ekip i vogël që funksionojmë si familje. Jetojmë në një rrugë, në një qytet dhe ushtrojmë së bashku takohemi çdo ditë ka dy apo tri herë. Për mua është njësoj si kur fitoj unë medalje si kur fiton dikush nga ekipi”.
Distria ka folur për synimet e saj në të ardhmen, duke thënë se dëshiron që të marrë të arta në kampionatin evropian dhe atë botëror për seniore.
-
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj
-
Distria tregon pse iu gëzua më së shumti medaljes së fundit në Paris
-
Distria tregon fshehtësinë e qëndrimit të vazhdueshëm në krye
-
Distria për KOHËN: E lumtur që fitova të artën në Evropian
-
Kuka pas së artës në Evropian: Distria po ecën sigurt drejt medaljes së tretë olimpike