Bledin Krasniqi ka asistuar në fitoren e thellë të Zuerichut.
Kampioni i Zvicrës fitoi ndaj Servettes me rezultatin 4:1 të dielën, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të Superligës zvicerane.
Krasniqi luajti deri në fund, sikurse edhe Lindrit Kamberi.
Selmin Hoxha u inkuadrua në minutën e 84-t, ndërsa Donis Avdijaj qëndroi në stol.