Ermal Krasniqi ishte zëvendësues te Cluji të premten. Skuadra rumune fitoi 3:1 në udhëtim tek UTA Arad. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të kampionatit të Rumanisë.
Arlind Ajeti kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Cluji. Ndërkohë Krasniqi u aktivizua vetëm në minutën e 91-të.
Edhe në ndeshjen e parë kampionale, Krasniqi ishte zëvendësues.