Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cluji i Ajetit dhe Krasniqit humb mundësinë për t’u bërë lider

Arlind Ajeti e kompletoi ndeshjen, ndërsa Ermal Krasniqi luajti deri në minutën e 60-të te Cluji që pësoi disfatë të hënën mbrëma nga Hermannstadti me rezultatin 1:0. Ishte ndeshje që i takoi javës së 15-të të kampionatit elitar të Rumanisë. Me këtë disfatë, Cluji humbi rastin të bëhet lider i Rumanisë.

Mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, një më pa se Steaua e Bukureshtit. Hermannstadti zë vendin e shtatë me 20 pikë.