Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, kishte përfshirë edhe basketbollistin e Vëllaznimit, Beqë Kovaqin, në listën e gjerë për parakualifikimet e botërorit "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.
Por Kovaqi nuk pati pasaportë të Kosovës dhe as kohë për ta nxjerrë atë dhe ngeli jashtë listës. Por, ai megjithatë do të luajë në parakualifikime për Botëror. Këtë do ta bëjë me Shqipërinë, ku të enjten është prezantuar nga Federata e Basketbollit e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKovaqi është i lumtur me këtë lëvizje, por i mbetet merak puna e Kosovës. Thotë se u njoftua me vonesë.
Koshashënuesi më i mirë vendor në Superligën e Kosovës, ka tre ditë që i është bashkuar Shqipërisë në përgatitjet që po i zhvillon në Tiranë. Shqipëria është në Grupin B së bashku me Austrinë dhe Holandën.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.