Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly me premtim për tifozët e Napolit

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është rikthyer në qytet pas triumfit në Kupën e Afrikës me Senegalin.

Ai është pritur nga një numër i tifozëve të cilëve u ka premtuar se nuk do të largohet nga Napoli.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Kjo më bën shumë të lumtur. Unë jam këtu, nuk do të largohem. Jam krenar që jam këtu me ju”, u shpreh Koulibaly.

Kapiteni i Senegalit ka zhvilluar vetme

e një seancë stërvitore me shokët e skuadrës në qendrën “Castel Volturno” para ndeshjes që Napoli e luan kundër Interit në stadiumin “Diego Maradona”.

Trajneri Spallleti pritet që të startojë në mbrojtje me Koulibalyn. Titullar i padiskutueshëm që disa muaj te Napoli është edhe Amir Rrahmani.

Napoli – Inter, luhet të shtunën prej orës 18:00.

Artikuj të ngjashëm