Nuk ka pasur ndryshim rezultati në pjesën e parë të kualifikimeve për Botëror ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
Në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit, transmeton Koha.net.
Dominim të lehtë e pati Finlanda në posedim të topit, por të dyja skuadrat patën nga katër tentime, asnjëra prej tyre brenda kornizës së portës.