Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovari që kërkohej në Bundesligë përfundon në ligë regjionale

Jo shumë vite më parë Ilir Azemi vlerësohej prej sulmuesve më perspektivë shqiptarë. Pasi kishte shkëlqyer me ekipin e dytë të Greuther Fuerthit, Azemi luajti plot 21 ndeshje në Bundesligë në edicionin 2012\13 dhe realizoi një gol e dy asistime.

Edicionin e radhës e kishte shumë më të mirë - shënoi 14 gola dhe asistoi katër herë në 28 paraqitje në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Pritej lëvizje e madhe në karrierën e tij, kalimi te ndonjë klub i madh gjerman, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Azemi në gusht të vitit 2014 pësoi një aksident të rëndë në komunikacion dhe synimet e tij për futbollin dukeshin shumë të largëta. Në aksident ishte rrezikuar seriozisht jeta e kosovarit të ri, ndërsa për të vazhduar karrierën në futboll fillimisht as që flitej.

Lëndimet e shumta që pësoi në aksidentin me veturë i sanoi për kohë të gjatë dhe ngadalë u kthye në futboll, ndonëse në fillim mjekët nuk besonin se ai do të mundë të luante më.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).