Disa ditë pas 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, amerikani Scott Bamforth do të qëndrojë gatitu përkrah basketbollistëve të tjerë kosovarë para flamurit të Kosovës dhe do të respektojë himnin e shtetit më të ri në Evropë.
Sa herë rreshtohet në respekt të himnit, emocionohet, pasi amerikani thotë se me shumë krenari bart fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
"Jam i nderuar dhe krenar që përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare. Prej momentit të parë që kam ardhur për të përfaqësuar Kosovën, jam familjarizuar me ekipin, me drejtuesit e Federatës dhe kam pranuar dashuri të njëjtë nga tifozët sikur të isha kosovar", është shprehur Bamforth, që bën karrierë në Itali te skuadra Dinamo Sassari.
"Edhe unë ndihem njëjtë mirë kur jam përpara flamurit dhe dëgjoj intonimin e himnit, sikurse basketbollistët e tjerë, pasi përfaqësoj këtë shtet".(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Bamforth po shkëlqen tek Ylli, i gatshëm të kthehet te Kosova
-
Golden Eagle Ylli përforcohet me reprezentues të Kosovës
-
Marmarinos, i rezervuar për Bamforthin, pret përkrahje të madhe në “Minatori”
-
Kosova natyralizon fundorin amerikan Malcolm Armstead
-
Entuziazmi i futbollit bartet në basketboll: Kosova kërkon fitore ndaj Maqedonisë