Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka realizuar gol për Suedinë në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror për femra.
Ajo realizoi në minutën e 19-të për të dyfishuar epërsinë e suedezeve ndaj Tajlandës. Në fund, Suedia fitoi 5 me 1.
Ky ishte goli i dytë deri tash për Asllanin në këtë botëror. Ajo realizoi edhe ndaj Kilit në xhiron e parë në fitoren 0 me 2.
Artikuj të ngjashëm