Kosovare Asllani e Suedisë është shpallur edhe një herë futbollistja e ndeshjes në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra.
Asllani realizoi golin e dytë në fitoren 5 me 1 të Suedisë ndaj Tajlandës të dielën, ndërsa pas takimit u dallua si “futbollistja më e mirë e ndeshjes”.
Në deklaratën për FIFA-n, Asllani ka thënë se e rëndësishme ishte që Suedia tashmë ka siguruar kualifikimin tutje dhe se mezi pret përballjen me Amerikën në xhiron e tretë të Grupit F.
Congrats to @KosovareAsllani, the #PlayeroftheMatch presented by @Visa for #SWETHA!
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) June 16, 2019
Here's her post-match interview...#FIFAWWC pic.twitter.com/zftHFq83Nb
Asllani kishte shënuar gol edhe në fitoren 2 me 0 ndaj Kilit. Edhe aty ajo ishte shpallur “futbollistja më e mirë e ndeshjes”.
-
Kosovare Asllani shënon ndaj Tajlandës në Botëror
-
Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë
-
Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian
-
Kosovarja flet për rastin e humbur në portën e zbrazët
-
Nuk ndalet Kosovarja, shënon gol në ndeshjen e 195-të me Suedinë