Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovare Asllani, ndër futbollistet e para femra të cilës i ngrihet statujë në Suedi

Kosovare Asllani, që luan për klubin futbollistik Linköpings FC, është nderuar me një statujë në Suedi.

Sulmuesja, e cila mbron edhe ngjyrat e shtetit suedez, ka thënë se kjo është ndër rastet e parë që një femër futbolliste nderohet me një statujë në këtë shtet.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, ka shkruar futbollistja shqiptare në rrjetet sociale, raporton Koha.net.

“Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”, ka shkruar më tej Kosovarja.

Image

“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, përmbylli postimin e saj Kosovare Asllani.

Edhe Kosovarja ia dha fanellën e veçantë tifozes nga Kosova: Ishte moment i bukur Futboll Kosovarja ia dha fanellën e veçantë tifozes nga Kosova: Ishte moment i bukur

Veç Asllanit, statuja u janë ngritur edhe tri futbollisteve tjera, Caroline Seger, Hedvig Lindahl dhe Nilla Fischer.

Skulpturat prej çimentos, që janë mobile, do të dalin në turne, fillimisht brenda Suedisë, e më pas edhe në vende tjera ku kombëtarja suedeze, edhe ajo e meshkujve, do t’i zhvillojnë ndeshjet e Botërorit.

Në karrierën e saj, Kosovare Asllani ka luajtur për PSG-në dhe Manchester Cityn.

Më parë, Asllani pati thënë se “kur ishte gjashtë vjeçare, një familjar i saj i kishte thënë se futbolli nuk ishte për femra”.

Edhe Asllani flet për barazinë gjinore në futboll Sport Asllani flet për barazinë gjinore në futboll

Kjo deklaratë dhe mendime të tilla, pati thënë ajo, e kanë shtyrë drejt sukseseve në karrierë.

Kosovare Asllani ka lindur në Kristianstad të Suedisë. Babanë e ka nga Mitrovica, kurse nënën nga Gjakova. Familja e saj ka migruar në fillim të viteve '90.